Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALANYA 1-2 KASIMPASA

Hadërgjonaj e Sadiku fitojnë me një lojtar më pak, ngriten në renditje

Hadërgjonaj e Sadiku fitojnë me një lojtar më pak, ngriten në renditje


11 January, 2021 @18:59

Kasimpasa ku luajnë Florent Hadërgjonaj e Loret Sadiku me fitoren e sotme të shënuar ndaj Alanyasporit si mysafir, janë ngritur për tre pozita në renditjen tabelare, duke kërcyer prej vendit të 16-të në të 13-tin.

Kasipmasa ka mposhtur Alanyasporin, që deri vonë ka qenë lider i Superligës turke, 1-2 [Bakasetas 39p. - Hodzic 22, Erdogan 33]. Hadërgjonaj e Sadiku kanë qenë startues sot, ndërsa ekipi i tyre ka luajtur prej minutës së 25-të të ndeshjes me një lojtar më pak, pasi që Oussama Haddadi është ndëshkuar me të kuqe.

Me këtë fitore, Kasimpasa ka ndërprerë serinë e rezultateve jo të mira, duke shënuar fitoren e parë pas 4 xhirove në elitën e futbollit turk.


 
Të gjitha lajmet nga International