Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Hadërgjonaj e Sadiku mposhtin Ademin

Hadërgjonaj e Sadiku mposhtin Ademin


20 February, 2021 @16:42

Dueli mes futbollistëve shqiptarë u zhvillua sot në Superligën turke, ku Kasimpasa e Florent Hadërgjonajt dhe Loret Sadikut u përballë me Fatih Karagumrukun e Kemal Ademit.

Në fund fitores iu gëzua skuadra Kasimpasa, e cila triumfoi me rezultat 3-2.

Hadërgjonaj dhe Sadiku ishin titullarë te skuadra e tyre, ndërsa ndryshe nga Hadërgjonaj që luajti gjatë gjithë ndeshjes, Sadiku u zëvendësua në minutën 78’ për arsye taktike.

Në anën tjetër, Kemal Ademi e nisi nga fillimi lojën në vijën e sulmit te Fatih Karagumruk dhe më pas u zëvendësua në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën 71’.


 
Të gjitha lajmet nga International