Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAUL JIMENEZ

Hap derën për Barcelonën ose Realin

Hap derën për Barcelonën ose Realin


1 May, 2020 @18:17

Sulmuesi i Wolverhapmton Wanderers, Raul Jimenez, nuk ka mohuar se dëshiron të jetë në të ardhmen lojtar i Barcelonës ose Real Madridit.

Bile, ai saktë ka thënë se duhet lënë gjithmonë një derë hapur për befasitë.

“Nëse e lëmë derën pak hapur për çkado, është shumë me rëndësi,” ka thënë ndër të tjera meksikani, që po shkëlqen me fanellën e ujqërve në Premier Ligë.

Jimenezin pak kush e njeh nga Atletico Madrid, kur në stinorin 2014/15 luajti vetëm katër ndeshje dhe shënoi vetëm një gol për rojiblancot.

Por, kalimi i tij në Benfica dhe prej aty në Premier Ligë, katapultoi meksikanin 28 vjeç në njërin ndër më të përfolurit për transfer në afatin kalimtar veror.

Dhe ai në një intervistë për ESPN Deportes ka thënë qartë.

“Shoh gjithçka nëpër media e edhe rrjete sociale, por nëse më thoni se nesër po marr ofertë nga Barcelona ose Real Madridi, atëherë një mundësi të tillë nuk e lejon askush të ikë. Por edhe një gjë duhet ta dini, derisa jam këtu do të qëndrojë me përqëndrim maksimal për të dhënë gjithçka drejt kualifikimit të ekipit në Champions,” ka thënë Jimenez.

Jimenez këtë stinor ka shënuar 13 gola për ëolvesin në Premier Ligë ende pa përfundunar stinori. Ndërsa në stinorin e kaluar 2018/19 kishte shënuar 13 gjithashtu.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League