JUVE
Hap pas hapi në Juventus
9 May, 2014 @11:25
Skuadra italiane, Juventus, po planifikon të përforcohet duke e transferuar mbrojtësit e Manchester Cityt, Aleksander Kolarov.
Ekipi bardhezi edhe në verën e kaluar ishte munduar ta transferoj Kolarovin, por pas insistimit të trajnerit të Cityt, Pellegrini, i cili dëshironte ta ketë në skuadër futbollistin në fjalë, transferimi kishte dështuar.
Sipas Daily Mail, drejtuesit e Juves janë takuar në një hotel të Milanos me menaxherin e futbollistit, duke iu ofruar një ofertë të re.
Megjithatë, zonja e vjetër duhet ta mbush mendjen edhe Pellegrinit, i cili ende dëshiron ta mbaj në skuadër futbollistin serb, i cili këtë stinor ka pasur 29 paraqitje me fanellën e kaltër të ekipit nga Manchesteri.