Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI PAS NJË JAVE

Hasan Hyseni pranë rikthimit

Foto: fcprishtina/fb

Hasan Hyseni pranë rikthimit


1 November, 2022 @11:30

Sulmuesi i Prishtinës, Hasan Hyseni, që këtë verë erdhi në kryeqytet nga ekipi i Malishevës, pritet të kthehet së shpejti në formacion të ekipit dhe të nis stërvitjet e rregullta nën drejtimin e Ismet Munishit.

Njoftimin e ka bërë të ditur skuadra e Prishtinës dje, ndërsa lëndimi i Hysenit që daton prej 14 shtatorit pritet të shërohet shpejt.

TABELA AKTUALE

“Hasan Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator e ka këputur ligamentin e jashtëm, ndërkohë shërimi po shkon shumë mirë. Ai në ditët e fundit ka nisur stërvitjet ndaras prej ekipit të parë, ndërsa javën tjetër do të bëj edhe një rezonancë magnetike pas së cilës pritet që t’i bashkohet ekipit në përgatitje,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi i Prishtinës.

Prishtina nesër (2 nëntor) luan ndeshjen e mbetur të Superligës ndaj Trepçës’89, ndërsa ekipi është në formë të mirë dhe po kërkon fitore për tu ngritur në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga