Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUBA

Hasani tregon se a do të festonte ndaj Kosovës

Hasani tregon se a do të festonte ndaj Kosovës


4 April, 2020 @9:21

Njëri ndër futbollistët legjendar të Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani,  që tash luan për Helsinkin në Finlandë në një deklaratë të thënë për Supersportin, transmeton Sportmedia, ka bërë të ditur se a do të gëzohet nëse i shënon gol Kosovës në PlayOff të Ligës D të Kombeve.

“Ne jemi profesionistë. E ajo është një ndeshje futbolli. Por, më duhet të them se ka kohë që jemi duke pritur kualifikimin në evropian,” ka thënë Hasani.

Hasani 29 vjeçar prej se u kthye nga kampionati arab nuk u ftua nga selektori i Maqedonisë Veriore Igor Angelovski. Mirëpo, tash pas kalimit në Helsinki, Hasani beson se do të ri-kthehet në reprezentacion.

PlayOffi i Ligës D të Kombeve që është dashur të luhet më 26 mars 2020 së pari u shtye për në qershor, saktësisht 4 qershor 2020, për tu riprogramuar kalendari dhe të lihet dikur në shtator 2020.

Maqedonia Veriore - Kosova dhe Gjeorgjia - Bellorusia janë gjysmëfinalistët e Ligës D të Kombeve, që në stilin e ndeshjeve knock-out do të kërkojnë biletën e parë në histori të tyre për në Kampionatin Evropian, EURO 2020, që gjithashtu është shtyer për vitin 2021.

Krejt këto riprogramime datash, për shkak të pandemisë coronavirus, covid-19.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve