Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESNIK HASI SHTON SHPRESAT E ANDERLECHTIT

Hasi befason edhe Monacon

Hasi befason edhe Monacon


26 November, 2015 @21:46

Anderlechti belg, që po drejtohet me sukses nga gjakovari Besnik Hasi, pas Tottenhamit ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme edhe ndaj Monacos në Grupin J të Europa League. 

Me këtë fitore, ekipi i Hasit ka shtuar gjasat për kualifikim nga ky grup, duke dalë në vend të dytë të klasifikimit një ndeshje pa përfunduar faza grupore. 

Anderlechtit i duhet fitorja në xhiron e fundit ndaj Qarabagut (ku luan Ansi Agolli) në shtëpi për të siguruar kualifikimin në fazën e radhës të Europa League. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 dhjetor 2015. 



TABELA E GRUPIT J:

1 Tottenham Hotspur 10 pikë
2 Anderlecht 7 pikë
3 Monaco 6 pikë
4 Qarabag 4 pikë

 
Të gjitha lajmet nga