PREZENTON FANELLËN
Viti i lindjes në fanellë
26 November, 2015 @14:07
Ish lojtari i Baselit dhe qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ka prezentuar numrin e fanellës së tij në ekipin e ri, Frosinone.
Arlindi ka marrë fanellën me numrin 93 për ekipin nga Serie A, me të cilët ka nënshkruar kontratë opcionale, që vazhdon mbi një stinor nëse ekipi siguron mbijetesën.
Numri 93 ka të bëjë me vitin e lindjes së Ajetit, i cili është lindur në vitin 1993, më 25 shtator.