NË PRIZREN
Haxhaj, përforcimi i radhës te Liria
11 August, 2016 @13:14
Derisa kanë mbetur edhe pak më shumë se 10 ditë për fillimin e stinorit të ri të Superligës, Liria është ende duke i konsoliduar radhët e saj.
Ekipi bardhezi nga Prizreni ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Adnan Haxhaj.
Haxhaj ka bërë karrierë te Trepça, Prishtina e së fundi Llapi, ndërsa ka thënë se është i lumtur që ka arritur marrëveshje me Lirinë.
“Jam i kënaqur me marrëveshjen e arritur. Arsyeja e ardhjes sime këtu janë kushtet si dhe tradita e klubit. Shpresoj që bashkë të arrijmë objektivat. Do të jap maksimumin tim,” ka thënë Haxhaj, shkruan faqja zyrtare e Lirisë.
Haxhaj mësohet se ka nënshkruar kontratë një sezonale me ekipin e Prizrenit, synim i së cilit është mbijetesa në elitë.