REAL MADRID

Foto:Google
Hazard shpjegon situatën
7 May, 2021 @14:24
Pas disa imazheve në të cilat Hazard shihet pas eliminimit duke bërë shaka me ish-shokët e tij të Chelsea. Të qeshura dhe humor vetëm disa minuta pasi Real Madrid ishte jashtë Ligës së Kampionëve. Kjo shkaktoi shqetësime në shumë tifozë, të cilët kanë kritikuar belgun.
Eden Hazard, përdori instagramin për të shpjeguar sjelljen e tij pas disfatës kundër Chelsea.
“Kam lexuar shumë mendime sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madrid. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaja për Real Madrid dhe kam ardhur për të fituar. Sezoni nuk ka mbaruar dhe së bashku do të luftojmë në betejën për Ligën. Hala Madrid! ”, ka shkruar belgu.
Në humbjen e Madridit, në Stamford Bridge, është theksuar performanca e Hazard, i cili filloi por u largua nga loja pothuajse pa u vënë re, larg nivelit të tij më të mirë.