REFERI I DERBIT

Përcaktohet referi i ndeshjes Barcelona - Atlético
6 May, 2021 @15:19
Mediat spanjolle para pak çastesh kanë publikuar emrin e referit që do të ndajë drejtësinë në përballjen derbi që mund të vendos edhe për kampionin e ri të Spanjës.
Mateu Lahoz do të jetë gjyqtari i ndeshjes Barcelona-Atlético Madrid këtë të shtunë (16:15), një ndeshje kyçe për La Ligën.
Lahoz, ishte ai që udhëhoqi ndeshjen Barça-Atlético 2013-14, në të cilin “rojiblancos” u shpallën kampionë në Camp Nou.
Këtë sezon ai ka referuar dy ndeshje në Camp Nou, triumfet e Barça ndaj Osasuna (4-0) dhe Athletic (2-1).
Ai i ka drejtuar katër ndeshje Atlético deri më tani në kampionat: dy në shtëpi (2-0 në Betis dhe 1-0 në Getafe) dhe dy të tjera në shtëpi (2-0 kundër Real Madrid dhe 1-2 në Granada).
Dhe do të jetë përballja e shtatë midis Barcelonës dhe Atléticos me Mateun në krye. Në gjashtë të lujatura më herët, tri fitore ishin të Barçës dhe tre barazime.