LIDERI MBETET LIDER

Higuain falenderon trajnerin
17 January, 2016 @0:54
Gonzalo Higuain sonte ka shënuar golin e njëzetë për ekipin e tij në fitore ndaj Sassuolos.
20 ndeshje - 20 gola, ky është bilanci i futbollistit argjentinas të Napolit, që po ecë drejt hapave të legjendës Diego Maradona në këtë klub.
Napoli mbrojti lidershipin derisa Higuain i falenderoi trajnerit.
“Jam duke punuar. Kam shtuar vetëbesimin duke i falenderuar trajnerit Maurizio Sarri, shokëve në ekip dhe klubit. Sarri ka të bëjë me formën time aktuale. I falenderoj shumë dhe dua të vazhdojë kështu,” ka thënë pas ndeshjes Higuain.
Napoli, përkundër se ka qenë në disavantazh sonte në ndeshje ndaj Sassuolos, ka arritur të rikthehet dhe të fitojë 3-1 në fund.