CRYSTAL - HULL

Hulli përshëndetet me Premier Ligën!
14 May, 2017 @14:50
Përkundër shkëndijave pozitive dhe formës së mirë në shtëpi që nga emërimi i trajnerit Marco Silva në mes të sezonit, Hull City nuk ka arritur ta evitojë rënien nga Premier Liga angleze e futbollit.
Pas humbjes së pësuar sot nga Crystal Palace në Londër, Hull City e ka siguruar matematikisht rënien në Championship, ndërsa në anën tjetër Crystal Palace e ka siguruar mbetjen në ligë.
Përveç Hullit, dy skuadrat tjera që nuk do të jenë pjesë e Premier Ligës sezonin e ardhshëm janë Middlesbrough dhe Sunderlandi.