STOKE - ARSENAL

Fitore e rëndësishme, Arsenali shpreson
13 May, 2017 @20:19
Me rezultat 1-4 është mbyllur takimi i zhvilluar sot mes Stoke Cityt dhe Arsenalit, takim ky i cili në fushë pati 3 lojtarë me origjinë shqiptare. Xhaka e Mustafi ishin në njërën anë e Xherdan Shaqiri ishte në anën tjetër.
Londinezët epërsinë e krijuan me golat e shënuar nga Giroud dhe Ozil, ndërsa goli i shënuar me dorë nga Crouch e ngushtoi rezultatin para se Sanchez dhe Giroud të shënonin për rezultatin përfundimtar 1-4.
Kjo fitore bën që Arsenali të mbetet në garë për vendin e katërt, derisa shumë gjëra pritet të qartësohen pas takimit West Ham - Liverpool, takim i cili do të jetë vendimtar në përcaktimin e skuadrës që përfundon në vendin e katërt, me Cityn që sipas të gjitha gjasave do ta mbyll sezonin në vendin e tretë.