PARA NDESHJES

Nikli me dy mungesa ndaj Prishtinës
13 May, 2017 @16:19
Skuadra e Feronikelit me seancën e sotme stërvitore të orës 11:00, i ka mbyllur përgatitjet për derbin e javës ndaj Prishtinës, ndeshje kjo që do të luhet nesër dhe do të jetë vendimtare në luftë për pozitën e dytë.
Trajneri i Feronikelit, Ramiz Dervishi, në këtë ndeshje nuk do ta ketë në dispozicion Ahmet Halitin e lënduar dhe Besnik Krasniqin, i cili ende nuk është i gatshëm për lojë.
Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës luhet nga ora 17:00 në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.