WBA - CHELSEA

Chelsea, kampioni i ri i Anglisë!
12 May, 2017 @22:51
Ajo që ishte vetëm çështje kohe, ndodhi sonte!
Chelsea i Antonio Contes është edhe matematikisht kampioni i ri i Premier Ligës angleze!
Titulli u fitua zyrtarisht në takimin e zhvilluar sonte ndaj WBA-së, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 0-1 falë golit të shënuar nga belgu Batshuayi, i cili u inkuadrua nga banka rezervë, për ta shënuar golin vendimtar dhe për ta siguruar titullin kampion.
2 ndeshje pa u mbyllur kampionati, festa në Londër ka filluar!