MANCHESTER CITY - LEICESTER CITY

Alo, Liga e Kampionëve?
13 May, 2017 @15:19
Me fitoren ndaj Leicester Cityt sot, Manchester City, është ngjitur në pozitën e tretë, pozitë kjo që siguron një vend drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve. Borozani.com
Citizens e mposhtë kampionin aktual me rezultat 2-1, ndërsa që të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Për fitoren e Cityt u përkujdesën David Silva dhe Gabriel Jesus që shënoi nga penalltia. Ky i fundit e shënoi golin e tij të pestë në 8 ndeshje të Premier Ligës.
Në anën tjetër, për Leicesterin realizator ishte japonezi Shinji Okazaki.
Leicesteri pati rastin ideal për ta barazuar rezultatin në minutën 77’ kur fitoi penallti, por Mahrez u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore City tani ka dy pikë më shumë se rivali kryesor në luftë për pozitën e tretë, Liverpooli.