ULPIANA - ISTOGU

Ulpiana ngjallë shpresat për mbijetesë
13 May, 2017 @18:00
Skuadra që renditej në pozitën e parafundit të Ligës së Parë, Ulpiana, ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme për t’i mbajtur gjallë shpresat për ekzistencë.
Ulpiana e mposhti një tjetër skuadër që gjendet në zonën e rrezikshme, Istogun, me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa goli i vetëm erdhi në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Ulpiana është ngjitur në pozitën e 13-të, duke e kaluar kështu Istogun që renditet në një pozitë më poshtë dhe me një pikë më pak.