FINALISTËT E KUPËS

Besa e Llapi, luftë për Kupë dhe mijëra euro
14 May, 2017 @12:55
Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Besës dhe Llapit që zhvillohet këtë muaj, saktësisht më 31 maj në Adem Jashari të Mitrovicës, përveç epitetit dhe trofeut të fituesit të Kupës, pritet të jetë interesant edhe për faktin se skuadrat do të fitojnë shumë të majme për ekipet tona.
FFK ka bërë të ditur se fituesi i Kupës së Kosovës do të merr 20 mijë euro shpërblim, ndërsa finalisti, 10 mijë euro.
Nëse Llapi fiton Kupën, gjithashtu do të shkojë në kualifikime për Europa Ligë. Ndërsa Besa, edhe nëse e fiton Kupën nuk do ta arrijë këtë, pasi që nuk është licencuar për gara ndërkombëtare.