Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOTZE

Humb fillimin e stinorit

REUTERS

Humb fillimin e stinorit


4 June, 2013 @8:28

Mario Gotze, mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit që befasisht nënshkroi për Bayern Munchenin javë para finales së Ligës së Kampionëve - do t’iu mungojë bavarezëve në fillim të stinorit të ardhshëm 2013/14. 

Transferi 37 milionë eurosh, duket se lëndimin që e morri në ndeshje ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nuk po mundet ta tejkalojë lehtë. 

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Gotze, do të mungojë edhe në stërvitjet e para me Josep Guardiolën për kampanjën 2013/14 të bavarezëve. 

Gotze, 21 vjeç, llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenjë të futbollit gjerman e më gjërë. Ai ka shënuar 16 gola dhe ka regjistruar 15 asistime për Dortmundin në stinorin e posapërfunduar. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga