AFRIKA

REUTERS
Drogba kthehet në gusht!
3 June, 2013 @20:58
Sabri Lamouchi, pat lënë Didier Drogbën, kapitenin e përfaqësues së Bregut të Fildishtë, dy herë jashtë formacionit në kualifikime për Kampionatin Botëror në ndeshjet e përfaqësueseve afrikane.
Kjo solli deri te mospëlqimi nga Drogba dhe ky i fundit vendosi që të mos luajë më me kombëtaren. Por, pas bisedave të shumta, Lamouchi-Drogba, trajneri i përfaqësueses ka vendosur ta kthejë atë te ‘elefantët’.
“Ai kishte një vit të vështirë. Pas triumfit në Ligë të Kampionëve me Chelsean, iu kthye futbollit - por në Kinë. Niveli i ulët i lojës atje ia humbi mprehtësinë para portës - por me kthimin e tij në futboll europian, në Galatasaray - ai tashmë ka filluar të këndellet,” ka thënë një kohë ish futbollisti i Interit, Lamouchi.
“Drogba do të kthehet në formacion në ndeshjen e radhës miqësore që e luajmë në gusht,” ka shtuar trajneri i ‘elefantëve’, duke konfirmuar kthimin e kapitenit 35 vjeçar.
Bregu i Fildishtë luan si mysafir ndaj Gambisë dhe si vendas ndaj Tanzanisë në këtë muaj, derisa janë në vendin e parë të Grupit C të Zonës Afrikane për Kampionat Botëror, me një pikë më shumë se Tanzania.