GJILANI - DRENICA
Hysa për 3 pikë të reja
11 November, 2018 @15:30
Me një gol të Vilfor Hysës në minutën e 86’ është vendosur fati i duelit të sotëm mes Gjilanit dhe Drenicës.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndërsa njëjtë dukej se do të përfundonte komplet ndeshja, mirëpo ndryshe mendoi Vilfor Hysa, i cili arriti ta gjente golin në minutën e 86’, për t’ia dhuruar skuadrës së tij 3 pikë.
Fitorja e shënuar sot e ngrit Gjilanin në vendin e katërt, kurse Drenica aktualisht ndodhet në vendin e tetë në tabelë.
FORMACIONET STARTUESE
GJILANI: Kaçiu, Kastrati, Papuqi, Magani, Halili, Muça, Kqiku, Nika, Sadriu, Hysa, Pepa. DRENICA: Ymeri, Lushtaku, Sykaj, Pasoma, Bejta, Mustafa, Thaqi, Abazi, Dajaku, Uka, Mëziu. |