NAPOLI 5-2 LAZIO
Hysaj asiston, Napoli mposht rivalin direkt
22 April, 2021 @22:58
Kapiteni i kombëtare shqiptare Elseid Hysaj ka luajtur 90-minuta sonte për ekipin e tij Napoli, në fitoren që e shënoi ndaj Lazios 5-2 [Insigne pen 7, 53 (N), Politano 12 (N), Mertens 65 (N), Immobile 70 (L), Milinkovic-Savic 74 (L), Osimhen 80 (N)].
Hysaj ka asistuar në ndeshjen ku u shënuan gola të bukura, derisa krahu i djathtë i kombëtares dha asist për Lorenzo Insignen.
Te ekipi fitues nga minuta e 71 e ndeshjes u inkuadra edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani, që zëvendësoi grekun Kostas Manolas, ndërsa te Lazio në 7 minutat e fundit në vend të Ciro Immobiles u fut Vedat Muriqi. Thomas Strakosha qëndroi në bankën rezervë të Lazios përgjatë gjithë ndeshjes, pasi që tashmë Pepe Reina duket i pazëvendësueshëm në pozitën e tij.
Ndeshja ka qenë përballje direkte e skudarave që po luftojnë për pozitën e pestë të Serie A-së dhe me këtë fitore ekipi i Napolit ka bërë distancë 5-pikëshe ndaj Lazios, por edhe i është afruar mundësisë për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve, pasi që ka vetëm 2 pikë më pak se Juventusi e Atalanta, që janë i katërti dhe e treta në renditjen tabelare.