MEDIA
Laporta: Superliga është nevojë! Duhet të bëhet patjetër
22 April, 2021 @21:34
Superliga Evropiane e futbollit mbetet nevojë e patjetërsueshme dhe këto komente i ka dhënë kreu i ri i Barcelonës, Joan Laporta në intervistë për rrjetin katalonas, TV3, sot.
Ndërsa në komunikatën e lëshuar nga klubi, gjithashtu gjatë ditës, është bërë e ditur se reformat strukturale janë të nevojshme për të garantuar qëndrueshmërinë financiare dhe fizibilitetin e futbollit botëror duke përmirësuar produktin që i ofrohet tifozëve në të gjithë botën.
“Do të flasim më shumë për të kur vjen koha, por tash për tash e kuptuam se nuk ka shumë nevojë për këtë, edhe pse anëtarët e klubit do ta kenë fjalën e fundit,” ka thënë ndër të tjera Laporta për TV3.
Kryetari i ri i Barcelonës, 58-vjeçari Laporta, ka shtuar gjithashtu se janë të hapur për çfarëdo dialogu me UEFA-në.