Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFIRMOHET

Hysaj nuk renovon, do të largohet nga Napoli

Hysaj nuk renovon, do të largohet nga Napoli


7 May, 2020 @15:55

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk do të jetë më pjesë e Napolit.

Kjo gjë tashmë thuajse është e sigurt, pasi që agjenti i lojtarit ka informuar klubin napolitan se Hysaj nuk do të renovojë kontratën me klubin.

“Kemi informuar klubin se nuk do të renovojmë kontratën, pasi që dëshirojmë të largohemi nga ky klub. Kryetari e di këtë qe 20 ditë dhe jemi duke shikuar mundësi për të siguruar më të mirën për të dyja palët,” ka thënë Mario Giuffredi për radion italiane Kiss Kiss.

Hysaj 26 vjeç ka kontratë valide me Napolin deri në verë të vitit 2021. Në kontratën e Hysajt vlen klauzola e lirimit prej 50 milionë eurove, por vetëm nëse lojtari shkon në ekipe jashtë Italisë.

Gjithsesi agjenti Giuffredi ka bërë të ditur se do të shikojnë modalitete edhe për këtë pasi që situata aktuale po i bën disa gjëra të pamundura.

Hysaj është bërë tre herë nënkampion i Italisë me Napolin përgjatë pesë viteve të fundit sa është aty, derisa katër vite para kësaj ka qenë pjesë e Empolit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A