ARSENE WENGER
I dyti si i dhjeti
16 May, 2016 @11:00
Arsenal shënoi fitore dje, ndërsa rivali ashpër lokal Tottenham u mposht. Këto rezultate bënë që ekipi i Arsene Wengerit pas vitesh të tëra të përfundojnë si nënkampion të Anglisë.
“Ne jemi të dytit në Premier Ligë dhe duam të jemi të parët,” ka thënë Arsene Wenger pas rezultateve të djeshme.
“Nëse nuk je i pari, mund të jesh edhe i dhjeti ose i dymbëdhjeti. Në sport, kur punon në klub futbolli duhet ditur që çdo ditë duhet të punosh për të arritur te fitoret. Ne duam të fitojmë edhe më shumë,” ka shtuar ndër të tjera ai.
Kampioni i ri i Anglisë, Leicester City, gjatë tërë këtij stinori ka pësuar vetëm 3 herë dhe 2 prej tyre janë nga Arsenali.