ARIFAJ
I lumtur me kalimin te Hajvalia
15 June, 2015 @14:47
Sulmuesi 24 vjeç i Istogut, që siguroi mbijetesën në Superligë me ekipin e tij, Granit Arifaj, është shprehur të jetë i lumtur me kalimin e tij te Hajvalia.
Në një bisedë me faqen zyrtare të ekipit kuqebardhë nga Kishnica, Arifaj ka thënë se është shumë i lumtur që ka nënshkruar me këtë skuadër.
“Ndihem mjaft i lumtur me marrëveshjen me Hajvalinë. Hajvalia është ndër ekipet më të mira të Kosovës,” ka thënë sulmuesi 24 vjeç.
Në anën tjetër, ai edhe pse nuk ka punuar asnjëherë me trajnerin Mentor Miftari, ka thënë se ka dëgjuar vetëm fjalë të mira për ‘të.
“Nuk kam punuar asnjëherë me ‘të, por kam dëgjuar fjalë të mira për Miftarin. Mendoj se do të mësojë shumë prej tij,” ka thënë më tej golashënuesi që përfundoi me 4 gola të shënuara stinorin në Superligë.