JANUZAJ

I lumtur që do të punojë me Van Gaalin
20 May, 2014 @8:41
Adnan Januzaj mezi pret që të punojë me Louis Van Gaalin, trajnerin e ri të Manchester Unitedit.
Kosovari i ri që u bë lojtari i dytë më i mirë i stinorit 2013/14 te Manchester United, posa ka nisur stërvitjet e para me përfaqësuesen belge dje, derisa me 19 vjetët e tij ka treguar se me padurim pret punën me holandezin.
“Jam shumë i lumtur sepse ai është një trajner i madh. Ai ka fituar shumë trofe dhe mezi pres të punojë me atë. Do të kemi një të ardhme të ndritshme si ekip me atë,” ka thënë Januzaj transmeton Sky Sports.
“Sa herë që isha në fushë, pyetja Ryan Giggsin si të luaj dhe çka të bëj në fushë. Shumë më ka ndihmuar. Ai ka qenë futbollist i madh dhe kam respekt të madh për atë,” ka shtuar më tej kosovari, që pritet shumë shpejt të debutojë me përfaqësuesen belge në njërën ndër ndeshjet miqësore.