Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

I ngjiten Juves

REUTERS/ Anders Wiklund/ Scanpix

I ngjiten Juves


27 November, 2012 @1:53

Napoli ka arritur fitore shumë të rëndësishme sonte në Sardenjë. Goli i Hamsikut ka qenë i mjaftueshëm që napolitanët të ngriten në vendin e dytë. Valon Behrami e Blerim Xhemajli në njëmbëdhjetëshen e parë. 

Barazimi i Fiorentinës dhe humbja e Interit në këtë xhiro ka qenë si e porositur për Napolin. Ekipi i ëalter Mazzarit ka arritur që të shënojë fitore mjaft të rëndësishme në Is Arenas të Sardenjës duke e mposhtur Cagliarin 0-1. 

Golin e vetëm në takim e shënoi ikona e napolitanëve, sllovaku Marek Hamsik në minutën e 73-të të takimit. 

Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli janë paraqitur për napolitanët që nga fillimi i ndeshjes, derisa Xhemajli është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e gjashtë të takimit, e pastaj u zëvendësua në minutën e 70-të. Behrami në anën tjetër është bërë njeriu i palëvizshëm nga formacioni. Ai gati çdo lojë e ka zhvilluar prej fillimi deri në fund, për t’u bërë ndër më të besuarit e Mazzarit. 

REZULTATI DHE GOLASHËNUESI: 

Cagliari - Napoli 0-1 (Marek Hamsik 73) 


 
Të gjitha lajmet nga