NORTH LONDON
I pandalshëm
3 March, 2013 @18:50
Gareth Bale është definitivisht lojtari që do të mund të jetë edhe lojtari i vitit në Premier League.
Uellsiani ka arritur të shënojë përsëri për Tottenhamin duke ia sjellur epërsinë në ndeshje pas një asistimi të Gylfi Sigurdssonit.
Kopja e golit të parë është shënuar dy minuta më vonë (39) nga Aaron Lennon, pas asistimit të Scott Parkerit. Të dyja golat ishin të asistuar nga mesi i fushës, ndërsa Bale herën e parë dhe Lennon në golin e dytë i ikën kurthit të ofsajdit dhe mbetën të vetëm para portierit polak të Arsenalit, Wojciech Szczesny - duke shënuar për 2-0.
Në pjesën e dytë Arsenal ka arritur të zbusë epërsinë e Tottenhamit me golin e mbrojtësit gjerman, Per Mertesacker. Por, kjo ishte e tëra nga djelmoshat e Arsene Wengerit, të cilët është dashur të durojnë edhe disa kundërsulme dhe raste të shpërdoruara nga Bale dhe shokët e tij.
Me fitoren e madhe ndaj Arsenalit, Tottenham (54) është rikthyer në vendin e tretë të Premier Leauge, duke dalë mbi Chelsean (52).
REZULTATI:
Tottenham Hotspurs - Arsenal | 2-1 |