Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISUFI PAS NDESHJES

I zhgënjyer me humbje, por shpresa mbetet

BOROZANI/Arkiv

I zhgënjyer me humbje, por shpresa mbetet


28 August, 2015 @19:08

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, pas humbjes së dytë me ekipin e tij në stinorin e ri të Superligës, përveç tjerash ka thënë se referët sado pak, ndihmuan Ferronikelin. 

Ai ndër të tjera ka thënë se Drita do të nis të shënojë gola në ndërkohë, pas dy xhirove pa gola të shënuara. 

“Besoj që referët nuk kanë nevojë t’i ndihmojnë Ferronikelit. Ka pasur zhagitje të panevojshme si dhe shtesa të pakta. Ferronikelit nuk i duhet ndihma e referëve, ata u bënë kampion vjet me meritë. Ne kemi luajtur mirë. Kemi krijuar, por goli nuk po vjen ende. Ata u mbyllën në pjesë të dytë pasi që mbetën me 10 vetë në fushë, ndërsa ne shkuam më shumë në sulm, por nuk arritëm. Besoj që me kohë do të vinë edhe golat,” ka thënë Isufi pas ndeshjes për Supersport

Drita u mposht xhiron e shkuar nga Gjilani, ndërsa tash ka humbur nga Ferronikeli, duke mbetur në kuotën e zero golave dhe zero pikëve edhe pas dy xhirove. 

Në xhiron e radhës, Drita pret Istogun në Gjilan. 


 
Të gjitha lajmet nga