Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SASSUOLO 1-2 MILAN

Ibra çon Milanin në pozitën e pestë

Foto: ACMilan/tw

Ibra çon Milanin në pozitën e pestë


21 July, 2020 @23:45

Sulmuesi me përvojë, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar çift-golësh sot për ekipin e tij Milan, për t’ia sjellë fitoren ndaj Sassuolos si mysafir 1-2 [Caputo 42p - Ibrahimovic 19, 45+2].

Me këtë fitore, që është e katërta në pesë ndeshjet e fundit për rossonerët, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli ka kërcyer në pozitë të pestë të klasifikimit të Serie A-së, me një ndeshje më shumë sesa rivalët tjerë që luftojnë për këtë pozitë.

TABELA AKTUALE

Sassuolo përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë, pasi që ekipi i Roberto de Zerbit luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas skuqjes së marokenit Mehdi Bourabia (dy të verdha, 22’ dhe 45+).

Përndryshe, në Serie A Milan ka pasur një formë të jashtëzakonshme pas rifillimit të stinorit, duke shënuar gjashtë fitore në tetë ndeshje, prej të cilave asnjë humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A