Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN

Ibra rikthehet në Milano!

Ibra rikthehet në Milano!


26 December, 2019 @16:48

Pas aventurës në SHBA, Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Evropë, përkatësisht në qytetin e Milanos.

Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, dy gazetarët më të besueshëm kur bëhet fjalë për transferimet në futboll, para pak minutave njoftuan që Ibra e ka pranuar ofertën e Milanit, për t’u rikthyer kështu te skuadra me të cilën e fitoi titullin e Serie A-së në vitin 2011.

Ibra në Milano do të arrijë pas pak ditëve, ku edhe do të kuptohen më tepër detaje rreth marrëveshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A