Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NATA SUEDEZE

Ibracadabra!

REUTERS/Phil Noble

Ibracadabra!


14 November, 2012 @13:21

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Zlatan Ibrahimovic, i ka treguar edhe njëherë botës së futbollit se sa i madh është. Ai thjeshtë, ka mposhtur vetë Anglinë duke shënuar katër herë në portën e Joe Hartit.

Suedia udhëhoqi por Danny Welbeck dhe Steven Caulker kthyen rezultatin në të mirë të Anglisë.

Por, çka vlen kjo kur u ndez Ibra në 15 minutëshin e fundit të takimit për të shënuar tre herë dhe për ta mposhtur Anglinë e Roy Hodgsonit.

Ndërsa goli i katërt i Ibrës, do të jetë i paharrueshëm. Ata do ta gjeni në çdo emision sportiv tash e tutje.

REZULTATI:

Suedia - Anglia 4-2 (Ibrahimovic 20, 78, 84, 90 - Welbeck 35, Caulker 38)


 
Të gjitha lajmet nga