FUTBOLLISTI I KOSOVËS

Ibrahim Dresevic zyrtarisht te Fatih Karagumruk
27 June, 2022 @22:35
Edhe një futbollist i përfaqësueses së Kosovës kalon në Superligë të Turqisë dhe ky i radhës është Ibrahim Dresevic, që luan si mbrojtës qendror, por është treguar mjaft mirë edhe në pozitën e mesufshorit defanziv.
Ai është prezantuar ditë më parë te ekipi i Fatih Karagumruk që luan në elitën e futbollit turk, ndërsa pas Elfsborgut ku u rrit dhe Heerenveenit ku luajti së fundi, tashmë do të provojë edhe futbollin turk.
“Ibrahim Dresevicit që do të vazhdojë karrierën me Karagumrukun i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese,” ka shkruar ndër të tjera klubi në fjalë, derisa ka plotësuar njoftimin me 19 paraqitjet që i ka bërë te kombëtarja e Kosovës.
Sot, Dresevic ka kryer edhe testet mjekësore me klubin, të cilat i ka kaluar suksesshëm dhe tashmë pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve të ri të tij në stërvitje, për përgatitjet për sezonin 2022/23 në Superligën turke.
Ai do të punojë nën drejtimin e italianit Andrea Pirlo te ekipi i Karagumrukut, ku mesfushori i famshëm italian do të ketë aventurën e parë jashtë gadishullit Apenin.