Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZLATAN

Ibrahimovic me rekord të ri te LA Galaxy

Ibrahimovic me rekord të ri te LA Galaxy


16 September, 2019 @13:11

Zlatan Ibrahimovic shënoi një hat-trick, për të thyer rekordin e klubit të LA Galaxy për gola në një sezon. Kjo ndodhi në fitoren e tyre 7-2 ndaj Sporting Kansas City këtë të diel.

37-vjeçari tani ka shënuar 48 gola në 51 ndeshje në MLS (Major League Soccer).

Unë mendoj se jam më i miri që ka luajtur ndonjëherë në MLS dhe kjo është pa shaka.” - tha Ibrahimovic.

Kemi edhe katër ndeshje. Për të fituar, për të marrë besimin, madje edhe për të shënuar shumë gola.

Të gjithë bënë një punë të mirë, edhe pasi që ishim të lodhur në fund, por ne ia dolëm mirë.” - shtoi ai.

LA Galaxy u zhvendos në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, një pikë përpara San Jose dhe dy para Portland.


 
Të gjitha lajmet nga International