Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TETOVË

Ibraimi dhe Alimi mbesin kuqezi

Foto: KFShkendija.com

Ibraimi dhe Alimi mbesin kuqezi


Teksti: KF Shkendija

2 July, 2020 @15:08

Kuqezinjtë mbajnë në përbërje dy prej futbollistëve më të mirë që kanë luajtur në elitën vendore, duke zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Besart Ibraimin dhe Armend Alimin.

KF Shkëndija konfirmon firmosjen e kontratave të reja me Besart Ibraimin dhe Armend Alimin.

Dy futbollistët me kontrata të skaduara dhe status të futbollistëve të lirë, nuk janë joshur nga ofertat e shumta nga klube të ndryshme prej jashta vendit, duke vendosur t’u qëndrojnë besnik ngjyrave kuqezi.

Golashënuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit vendor Ibraimi dhe fantazisti Alimi me kontratat e reja lidhen me Shkëndijën deri verën e vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga International