Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Icardi dikur në La Masia, tashmë kundërshtar i Barcelonës

Foto:Google

Icardi dikur në La Masia, tashmë kundërshtar i Barcelonës


16 February, 2021 @16:15

Në moshën 15 vjeç, Icardi arriti në Barcelonë.

Në kategoritë më të ulëta me katalunasit ai shënonte rreth 100 gola në sezon.

Argjentinasi ëndrronte të luante në ekipin e parë të Barçës por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi nuk ishte pjesë e planeve të Guardiolës atëkohë.

“‘9’ nuk ishte një lojtar i rëndësishëm. Leo Messi ishte tashmë në ekip kur Guardiola arriti dhe roli i qendërsulmuesit ndryshoi plotësisht. Nuk kishte hapësira për Mauro”, tha Santana, ish-agjenti i Mauros, për ESPN vite më parë.

Në janar 2011 ai huazohet te Sampdoria për të kaluar më pas te Inter Milan.

Në Giuseppe Meazza ai përfundimisht u bë një yll global (111 gola në 188 ndeshje në Serie A), por një seri mosmarrëveshjesh me klubin e çuan atë në Paris në 2019.

Ai kurrë nuk ka arritur ta mposhtë Barçën. Ata ndanë një grup me Interin në Ligën e Kampionëve 2018-19. Në ndeshjen e parë në Barcelona, vendasit triumfuan (2-0). Ndërsa në kthim, megjithëse shënoi, goli i tij shërbeu vetëm për të marrë një pikë (1-1).

Sot ai mund të përballet kundër ish ekipit në kuadër të Ligës së Kampionëve në orën 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1