INTER - MILAN
Icardi vendos, qyteti ngjyroset zikaltër!
21 October, 2018 @22:04
Me një gol të Mauro Icadit në minutat shtesë të ndeshjes, skuadra e Interit ka arritur ta fitojë derbin e qytetit ndaj Milanit.
Një ndeshje që nuk dhuroi shumë për futbolldashësit, u vendos nga një gol në kohën shtesë, gol ky që mund të thuhet se erdhi pas daljes aspak të sigurtë nga Donnarumma, e këtë ‘gabim’ të portierit e shfrytëzoi maksimalisht argjentinasi Icardi, për t’ia dhënë Interit 3 pikë.
Ky ishte goli i 104-të i Icardit me fanellën zikaltër, gol me të cilin Icardi e kalon Christian Vierin në listën e top golashënuesve të historisë së Interit.
Kjo fitore e ngrit Interin në kuotën e 19 pikëve, kurse Milani mbetet me 12 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
ICARDI GRABS THE 92' GOAL IN THE DERBY!pic.twitter.com/q2kAKsc4WD
— ItalianFootballTV (@IFTVofficial) October 21, 2018