TREPÇA '89 - LLAPI
Ndahen pikët në Mitrovicë
21 October, 2018 @16:42
Në takimin e luajtur sot në Mitrovicë, Trepça ‘89 dhe Llapi luajtën baraz, për t’u detyruar kështu t’i ndajnë pikët.
Pas një depërtimi individual, Blagojev Gucev i mitrovicasve shënoi me një goditje të saktë me të majtën, mirëpo 9 minuta më vonë, ishte Festim Alidema ai që me një goditje perfekte e la të shtangur portierin vendas, duke shënuar për 1-1.
Pas dy golave të shënuara, të pranishmit në “Riza Lushta” në pjesën e parë panë dy kartonë të kuq. Fillimisht pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua Mentor Zhdrella i mysafirëve, e në fundin e pjesës së parë u përjashtua Gucev, golashënuesi i mitrovicasve, për ta barazuar kështu numrin e lojtarëve të skuadrave në fushë.
Në pjesën e dytë, Trepça ‘89 ishte skuadër më e mirë, ndërsa rasti më i mirë për mitrovicasit u shfaq për Gëzim Rusin, i cili e goditi shtyllën me një goditje me kokë pas një krosimi fenomenal të Hasan Hysenit, mirëpo përkundër rasteve të krijuara në pjesën e dytë, asnjëra prej skuadrave nuk shënoi dhe ndeshja u mbyll pa fitues.
Ky rezultat bën që Llapi pas 11 ndeshjeve të ketë 20 pikë, ndërsa Trepça ‘89 aktualisht ka 15 pikë.
FORMACIONET STARTUESE
TREPÇA '89: Beqiri, Maloku, Mersini, Muja, Shosha, Jashari, Basri, Pira, Manaj, Gucev, Mircevski LLAPI: Ademi, Emini, Blakqori, Sinani, Jashari, Maliqi, Namani, Zhdrella, Hajdari, Rexhepi, Alidema |