Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES: DRITA - TREPÇA'89

Idrizi: Fituam 3 pikë shumë të vlefshme

Idrizi: Fituam 3 pikë shumë të vlefshme


20 February, 2021 @17:26

Kryetrajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e ndeshjes dhe paraqitjen e lojtarëve të tij sot përballë Dritës.

Xehetarët fituan me rezultat 1-2, duke ia shkaktuar humbjen e parë Dritës në Superligë pas katër muajve.

RAPORTI I NDESHJES

Ky rezultat sipas trajnerit Idrizi u arrit falë mbulimit të mirë të lojtarëve kundërshtarë, derisa fitoren e quajti shumë të vlefshme për vazhdimin e kampionatit.

“Fillimisht dua ta falenderoj skuadrën e Dritës për mikpritjen të cilën na kanë bërë. Normal aty përfshihen edhe referët të cilët kanë qenë me të vërtetë në nivelin më të lartë. Sa i përket ndeshjes, e kemi analizuar jashtëzakonisht mirë Dritën gjatë kësaj jave. Jemi munduar t’i bllokojmë ato hapësira të cilat i krijojnë sidomos me Fazliun që po lëshohet prej planit të dytë. Unë mendoj se kemi arritur jashtëzakonisht mirë t’i mbulojmë ato hapësira dhe me plot meritë mendoj se arritëm të marrim tri pikë shumë të vlefshme për vazhdimin e kampionatit,” tha Shpëtim Idrizi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga