KOMISIONI DISCIPLINOR KA PUNË
Inicimet për Ferronikeli-Gjilani nga FFK
24 November, 2015 @21:48
Komesari i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka inicuar Procedurë Disciplinore për ekipin e Ferronikelit, dy zyrtarëve të saj dhe një futbollisti, por edhe për dy futbollistët e Gjilanit, njëri prej të cilëve përfundoi në QKUK me dorë të thyer. Ndeshja Ferronikeli - Gjilani e zhvilluar në Drenas kishte përfunduar 1-1, ndërsa minutat e fundit të ndeshjes kaluan nën tension të madh si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Inicimet e KG-së:
KF Ferronikeli; motivi - lëshime në organzim të ndeshjes, hedhje e gjësendeve të forta, hyrja e personave jo zyrtarë në zhveshtore dhe dhuna ndaj lojtarit të Gjilanit, Betim Haxhimusa.
Ilir Demaku - zyrtar për siguri i vendasve; motivi - moskryerja e detyrës, hyrja e personave jo zyrtarë në fushë dhe dhuna ndaj Haxhimusës.
Elami Limani - ekonom i vendasve; motivi - përplasje me lojtarin mysafir afër vijës së kornerit dhe njëri ndër shkaktarët kryesor të incidentit dhe lëndimit të rëndë të Haxhimusës.
Mendurim Hoti - futbollist i vendasve; motivi - kacafytje, fyerje me lojtarin kundërshtar;
Betim Haxhimusa - futbollist i mysafirëve; motivi - karton i kuq, fyerje me lojtarin kundërshtar;
Fidan Hasani - futbollist i mysafirëvë; motivi - karton i kuq, sjellje e pahijshme, fyerje drejt referit kryesor.
-
Tash pritet vendimi i Komisionit Disciplinor, për të parë se çfarë dënime, suspendime apo gjoba do të përcaktojë për klubin dhe personat e apostrofuar në Inicimin e Komesarit të Garave, Ismet Ahmeti.