Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NERROAZZURI

Inter afër Schelottos

goal.com

Inter afër Schelottos


30 January, 2013 @8:42

Largimi i Philippe Coutinhos nga Interi në Liverpool, ka bërë që klubi nga Milano të kërkojë zëvendësim te braziliani Paulinho

Mirëpo, ky i fundit ka kërkuar të mbetet ende në Corinthians për shkak të ndeshjeve të Copa Libertadores. 

Për këtë aryse, neroazzurrët janë kthyer në tregun vendor të Serie A-së, duke zgjedhur krahun e Atalantas, Ezequiel Schelotto

“Nuk dua të them asgjë derisa nuk zyrtarizohet kalimi, mirëpo mund të tregojë se jam i lumtur me negociatat që po bëhen,” i ka thën mesfushori 23 vjeçar Sportitalias mbrëmë. 

Schelotto është lindur dhe rritur në Argjentinë dhe po qëndron në Itali që nga viti 2008, ndërsa të afërmit e tij italian kanë thënë se ai mund të luaj edhe për përfaqësuesen e azzurrëve. 

Schelotto është i njohur me nofkën ‘zagar’ (qen gjuetie) për shkak të shpejtësisë së tij. Ai më parë ka luajtur për Cesenan, Atalantan dhe Catanian. 


 
Të gjitha lajmet nga