MEDIA TALK

Inter jep 3 lojtarë për Chiesën
4 April, 2020 @14:25
Futbollisti i Fiorentinës, Federico Chiesa, po kërkohet nga Interi i Milanos, ka bërë të ditur Sportmediaset sot.
Chiesa 22 vjeçar që po tregohet si shpresë e futbollit italian vlerësohet rreth 50 milionë euro në treg.
Ndërsa Inter prej tash është duke llogaritur që të sakrifikojë tri futbollistë për të siguruar shërbimet e djalit të ish reprezentuesit Enrico Chiesa.
Radja Nainggolan, Henrique Dalbert dhe Victor Moses janë opsion për tu dhënë për Chiesën. Moses është lojtar i Chelseat, si huazim te Interi me opsion blerjeje për 12 milionë euro.
Inter do të shikojë të gjitha mundësitë me këta lojtarë për të marrë Chiesën. Qoftë shitjen e tyre dhe me paratë e fituara ta merr Chiesën, qoftë ndërrimin tri me një.
Chiesa ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola për Fiorentinën këtë stinor.