EUROPA LEAGUE - PËRMBLEDHJE
Interi eliminohet, United, Roma e Fenerbahçe fitojnë
24 November, 2016 @23:07
U mbyll xhiro e pestë e grupeve të Europa Leagues sonte.
Disa skuadra fituan ashtu siç pritej, ndërsa në disa ndeshje pati edhe befasi.
Pas 5 xhirove, skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin janë: APOEL, Olympiacos, Anderlecht, St.Ettiene, Zenit, Roma, Genk, Athletic Bilbao, Ajax, Shakhtar, Schalke, Krasnodar dhe Sparta Prague.
Situatë interesante me asnjë skuadër të kualifikuar ende po zhvillohet në Grupin A, aty ku Fenerbahçe fitoi sonte ndaj Zoryas, ndërsa edhe United e mposhti Feyenoordin me rezultat 4-0. Pas 5 xhirove, grupit i prin Feneri, kurse në xhiron e fundit punë më të lehtë ka United, që luan ndaj Zoryas dhe i mjafton vetëm një barazim për kalimin e grupit. Feyenoordi e Feneri takohen në Holandë, në takimin vendimtar për skuadrën që kalon grupin.
Në sy ra edhe eliminimi i Interit, i cili u mposht më përmbysje nga skuadra izraelite e Hapoel Beer Shevës, duke humbur kështu totalisht gjasat për kualifikim.
Me 13 skuadra që veç e kanë siguruar kualifikimin, në lojë për kualifikim janë edhe këto skuadra: Fenerbahçe, Manchester United, Feyenoord, AZ Alkmaar, Dundalk, Maccabi Tel Aviv, Astra, Austria Vienna, Standard Liege, Celta Vigo, Braga, Gent, Fiorentina, Qarabag, PAOK, Liberec, Southampton, Hapoel Beer Sheva, Osmanlispor, Villareal, Steaua Buchurest, Zurich.