ZYRTARISHT

Pensionohet Steven Gerrard
24 November, 2016 @12:39
Pasi që përfundoi sezoni për skuadrën e tij LA Galaxy në ligën amerikane për shkak të eliminimit në fazën play-off, Steven Gerrard e ka konfirmuar pensionimin e tij nga futbolli.
Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe ikona e këtij klubi i dha lamtumirën futbollit në moshën 36-vjeçare, ndërsa ‘Stevie G’ deklaroi që shumë shpejt do të bëhët publike e ardhmja e tij, me shumë gjasë si trajner i futbollit.
Së fundi Gerrard ishte i lidhur me postin e trajnerit të skuadrës MK Dons, mirëpo kjo nuk ndodhi.
Gjatë karrierës së tij, Gerrard e ka fituar 1 herë Champions League, 2 herë Kupën FA, 3 herë Kupën e Ligës, 1 herë Superkupën e Evropës dhe 1 herë Kupën UEFA (tash Europa League).