TOP3
Interi vazhdon luftën
20 February, 2016 @21:55
3 gola, 3 pikë dhe një paraqitje e shkëlqyeshme e Interit sonte në Meazza, ku i pranishëm për ta shikuar ndeshjen ishte edhe Jose Mourinho, njeriu që solli tripletën 6 vite më parë.
Pas disa gabimeve në javët e fundit që i kushtuan Interit me largim nga zona Champions, Interi gjeti veten ndaj Sampdorias. Me golat e D’Ambrosios, Mirandas dhe Icardit, Interi i Mancinit arriti 3 pikë shumë të rëndësishme të cilat e mbajnë ende në luftë për vendin e tretë, i cili dhuron një biletë për Champions League. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Quagliarella në fund të takimit.
Me këtë fitore zikaltërit arrijnë në kuotën e 48 pikëve, një më pak se Fiorentina, e cila ndeshjen e saj e zhvillon nesër ndaj Atalantas.