Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Inzaghi dhe Cannavaro në ‘luftë’ për Parman

Inzaghi dhe Cannavaro në ‘luftë’ për Parman


21 May, 2021 @19:08

Dy fituesit e Kupës së Botës, Filippo Inzaghi dhe Fabio Cannavaro janë dy kandidatët kryesorë për ta drejtuar Parman stinorin e ardhshëm.

Që të dy trajnerët kanë luajtur për Parman gjatë karrierës së tyre. Inzaghi ka luajtur vetëm 15 ndeshje në të cilat ka shënuar 2 gola, ndërsa Cannavaro është një nga legjendat e klubit duke luajtur plot 212 ndeshje dhe duke fituar dy Kupa të Italisë, një Superkupë të Italisë dhe një Kupë UEFA.

Sipas Gazzetta dello Sport, përveç Inzaghit dhe Cannavaros, edhe Giovanni Stroppa dhe Paolo Zanetti po konsiderohen si kandidatë të mundshëm për stolin e Parmas.

Për momentin, Cannavaro është trajner i Guangzhou Zuqiu Julebu në Kinë, ndërsa Inzaghi ka drejtuar Beneventon, por nuk ka arritur t’i mbajë në Serie A edhe për një stinor.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A