Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Inzaghi është si Klopp

Inzaghi është si Klopp


25 April, 2020 @22:18

Golashënuesi më i mirë i këtij stinori në Serie A, Ciro Immobile, ka bërë një krahasim të trajnerëve me të cilët ka punuar dhe ka thënë se trajneri i tij i tashëm Simone Inzaghi është i ngjajshëm me ish trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

Disa herë u përfol se ai do të mund të kalonte në Liverpoolin e Kloppit.

“Klopp është ekspert futbolli dhe gjithmonë kam thënë se kam qejf të punoj me ‘te. Ai është një trajner i kompletuar, i ka të gjitha,” ka thënë Immobile.

“Dhe duke thënë këtë, më lejoni t’ju tregoj se puna me te ma përkujton atë që bën Inzaghi sot. Janë shumë të ngjajshëm në aftësitë motivuese, natyrisht me disa mënyra të veta që i bëjnë të dallohen. Inzaghi më ka nxjerr nga ndeshja disa herë. Kam qenë i nerovozuar njëherë dhe kam reaguar jo mirë. Por ai qetësisht më është afruar në mënyrën më të mirë dhe gjithçka më sqaroi në atë mënyrë që tashmë e kam të qartë krejt,” ka shtuar sulmuesi në formë.

Immobile 30 vjeç ka shënuar 27 gola në Serie A këtë stinor dhe është në rrugë të mirë për të vendosur rekord në këtë aspekt.

Italiani ka shënuar më shumë se një gol për ndeshje mesatarisht, ndërsa pas tij në listë janë Cristiano Ronaldo i Juventusit me 21 dhe Romelu Lukaku i Interit me 17 gola.

Deri në fund të stinorit në Itali kanë mbetur edhe 12 xhiro dhe nëse vazhdon me këtë ritëm Immobile, atëherë do ta thyej rekordin e vendosur nga Gonzalo Higuain me Napolin në sezonin 2015/16, 36 gola.

Juventus është lider i Serie A-së me 63 pikë, një më shumë sesa Lazioja e Immobiles dhe Inzaghit. Kampionati në Itali pritet të vazhdojë kah fundi i majit. Përgatitjet e ekipeve pritet të nisin prej datës 4 maj, kur u ka dhënë leje qeveria.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A