DRITA FITON NË DRENICË

Pamje nga arkivi/ FCDrita/ fb
Iran Jr. siguron fitoren për nënkampionen ndaj Drenicës së rënë
28 May, 2023 @20:20
Një duel tjetër që nuk kishte matematika në Superligë sot në kuadër të xhiros së fundit ka qenë ai në mes të Drenicës së rënë nga elita e futbollit për herë të parë në histori të saj pasluftës dhe Dritës mysafire që mbeti nënkampione dhe siguroi garat evropiane për këtë verë.
E në këto kushte, pa presion, futbollistët e të dyja ekipeve shfaqën më të mirën e tyre në përballje, ku Drenica e nisi me gol, por shpejt Drita u rikthye, ndërsa në pjesë të dytë vulosi fitoren, për përfundimtaren Drenica 1-3 Drita [Altin Vojvoda 17’ — Muharrem Jashari 19’, Iran Jr. 48’ 73’].
Drenica e drejtuar nga Blerim Devolli mbylli stinorin me 23 pikë nga 36 ndeshje dhe u bë ekipi i parë që ra nga Superliga këtë stinor, duke përfunduar në pozitë të dhjetë. Ndërsa Drita mbylli stinorin me 70 pikë, 3 më pak sesa Ballkani kampion.